Sheshi Times Square në New York ka nisur përgatitjet për festën e Hallowinit, e njohur ndryshe si dita e të vdekurve. Tre statuja janë vendosur në shesh duke simbolizuar kthimin e të vdekurve në tokë për të vizituar të dashurit e tyre. Henerietta Hernandez, e cila ka ardhur nga Çikago, tha se kjo festë është shumë prekëse për të.
“Dita e të vdekurve është shmë e vecantë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Është një ditë për t’i kujtuar ata. Unë kam humbur vajzën time 9 vjet më parë, ndaj edhe kjo ditë më prek shumë”.
Një nga skulpturat, me një veshje blu me të bardhë, është krijuar nga artistja Haydee Andreë. Ndërsa një tjetër që të jep përshtypjen e një zogu në kokë është krijaur nga Karri Black. Dita e të vdekurve shpesh festohet më 1 nëntor si një ditë për të kujtuar fëmijët që kanë humbur jetën dhe më 2 nëntor për nderuartë rriturit. Për ditët e Hallouinit janë shumë të interesuar edhe fëmijët, të cilët mezi presin të veshin kostumet e ndryshme për këtë ditë të veçantë.