Të paktën 13 palestinezë humbën jetën në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj dy zonave ku ishin grumbulluar civilë në veri të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të marra nga burimet shëndetësore, ushtria izraelite goditi zonën ku ishin grumbulluan civilët në lagjen Al Salaten në perëndim të Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës.

Në sulm humbën jetën të paktën 8 persona.

Po ashtu ushtria izraelite shënjestroi zonën përreth një klinike shëndetësore në lagjen Sheikh Radwan në qytetin e Gazës në veri të Rripit të Gazës.

Në sulm humbën jetën 5 persona ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Ushtria izraelite që nga 5 tetori e deri më tani mban nën rrethim intensiv pjesën veriore të Gazës, kryesisht kampin e refugjatëve Jabalia.

Izraeli i cili synon të dëbojë palestinezët nga veriu i Rripit të Gazës, shpeshherë shënjestron zonat ku grumbullohen civilë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: