Kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Vllaznisë, Bekim Balaj, nuk ka mundur të shënojë në ndeshjet e fundit.

Goli i fundit i tij është ai ndaj Bylisit më 22 shtator, kur shkodranët fitonin 2-0 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në 3 ndeshjet e tjera, pasi në Laç mungoi për shkak dëmtimi, Balaj nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës dhe ka mbetur në kuotën e 5 golave.

Një mundësi e mirë për kalimin e këtij ngërçi nga ish-futbollisti i Kombëtares është sfida e sotme me Tiranën.

Një kundërshtar që duket se e motivon më shumë kapitenin kuqeblu, pasi 2 nga 5 golat e deritanishëm u ka shënuar pikërisht bardhebluve në ndeshjen e fazës së parë në Shkodër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb