Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se ushtria izraelite ka penguar ekipet mjekësore të shkojnë tek të plagosurit në veri të Rripit të Gazës.
Zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, Raid en-Nems në deklaratën për Anadolu tha: “Ekipet mjekësore në veri të Rripit të Gazës janë të ekspozuar ndaj sulmeve dhe presionit të ushtrisë izraelite. Pacientët dhe të plagosurit nuk mund të marrin kujdes shëndetësor për shkak të pengimit të ushtrisë izraelite”.
Duke iu referuar rreziqeve të sulmeve të ushtrisë izraelite në veri të Gazës, Nems tha: “Izraeli pushtues i ndalon banorët e rajonit, i trajton keq dhe i detyron ata të migrojnë nga veriu i Gazës”.
Ai e përshkroi situatën në veri të Rripit të Gazës si “katastrofike” për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite ndaj njerëzve dhe objekteve shëndetësore.
Nems thekson se ka mungesë të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe furnizimeve mjekësore në veri të Rripit të Gazës, ku ushtria izraelite është nën një rrethim të rreptë prej 26 ditësh.