Shemsi Prençi, ish-drejtues i Policisë së Shtetit, në rubrikën “Opinion” në Neës24 duke komentuar protestën e opozitës të zhvilluar një ditë më parë, tha se qytetarët që morën pjesë në protestë ishin shumë të kujdesshëm.

Prençi tha se po të shikoni dje asnjë ambulancë apo urgjencë nuk u pengua që të kalonte. Ai tha se opozita proteston kur Kryeministri ikën në shtëpi dhe gjysma e njerëzve nisin të pjekin gështenjat.

“Po të kishin shpalos protestën e mosbindjes civile, protesta do të ishte bërë në orën 07:00 dhe jo në orën 17:00.

Opozita është në veprime sporadike jo në mosbindje civile. Nëse do të kishte mosbindje civile, le ta bllokojnë Tiranën për 5 ditë, ta nisin protestën në orën 7 të mëngjesit, të paralizojnë lëvizjen dhe funksionimin e gjithçkaje, dhe do e shikoni që Kryeministri do të ulet me opozitën në sheshin Skënderbej, për të zgjidhur problemin”, tha Prençi.

Ai tha se protesta më e egër, e sjelljes së protestuesve ndaj Policisë, ishte ajo e 21 janarit 2011, ku vërtet pati viktima, por kemi edhe policë të sakatuar, që sot janë invalidë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb