Brazili do të përballet në nëntor me Venezuelën dhe Uruguajin, në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës. Për këto takime, trajneri i brazilianëve, Dorival nuk ka ftuar Neymar.
Edhe pse kishte optimizëm për një festë të mundshme, diçka e tillë nuk ka ardhur. Neymar u rikthye nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe u aktivizua disa minuta për Al Hilal në ndeshjen ndaj Al Ain. 32-vjeçari me gjasë do të grumbullohet me Brazilin në mars.
(J.S/BalkanWeb)