Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër këtë të mërkurë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’’, pranë zonës së ish-lapidarit të 5 heronjve.

Paraprakisht dyshohet për 3 persona që kanë ndërruar jetë dhe 1 tjetër i plagosur.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë.

Dyshohet se një nga viktimat është Hamza Lici.

BalkanWeb, siguron pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb