Analisti Fatos Lubonja, në një intervistë në rubrikën Opinion në News 24 nëpërmjet Skype ka komentuar mosbindjen civile të opozitës. Lubonja tha se duket sikur opozita bën prova dhe maxhoranca stërvitje muskujsh. Ai u shpreh se regjimi ka vënë në punë policinë, gjykatat, prokuroritë.

Sipas Lubonjës, ndërkombëtarët janë palë me qeverinë. Ai shton se ndërkombëtarët mund të ndërhyjnë për rregullimin e situatës, nëse shohin se gjendja agravon edhe më tej.

Fatos Lubonja: Ta çosh çështjen e protestës së PD në SPAK më duket absurde. Të çosh në SPAK këtë çështje më duket paksa larg si gjë. Qëllimi opozitar është “që ne do ta destabilizojmë vendin, nëse nuk na jepet qeveria teknike”. Kërcënimi që bëhet është destabilizimi i vendit. Nëse situata agravon, mund të kemi destabilizim. Ndërkombëtarët mund edhe të ndërhyjnë, nëse ndjejnë se mund të ketë destabilitet. Ndërkombëtarët janë bërë palë me qeverinë. Opozita po bën prova. Duhet të ishte një bllokim i vërtetë nga populli, njësoj si në Thumanë, ku banorët kërkuan hyrje-dalje në autostradë.

Njerëzit dhe janë mërzitur e janë lodhur. Opozita do që të krijojë idenë e destabilitetit. Maxhoranca bën edhe stërvitje muskujsh. Regjimi bën stërvitje me policinë, edhe nëpërmjet gjykatave dhe Prokurorive. Shqiptarët kanë zgjedhur ikjen, jo mosbindjen, por po kërkohet zgjidhja për stabilitet. Opozita duhet të rrisë numrin e njerëzve që protestojnë, duke iu shkuar derë më derë, për t’ju thënë se pa protestë nuk dilet nga situata. Mund të kemi qeveri teknike, për të vendosur themelet për një Shqipëri demokratike dhe jo vetëm për zgjedhje të lira. Injorimet nga Rama tregojnë se regjimi zgjedh heshtjen e nuk përfill asnjë protestë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb