Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD Klevis Balliu ka reaguar për atentatin në Shkodër, ku dyshohet se disa persona kanë mbetur viktimë e një atentati.

Balliu shprehet se pushteti i bandave transformoi Shqipërinë në terren krimi. Ai shton se narko-policia është armike me qytetarët dhe aleate me mafien. Balliu iu bën thirrje qytetarëve që të protestojnë për të kërkuar një Shqipëri normale.

DEKLARATË PËR MEDIA KOORDINATORI RAJONAL PËR TIRANËN, KLEVIS BALLIU

Përshëndetje,

Ngjarja e rëndë në Shkodër që tronditi Shqipërinë, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi.

Ndërkohë që mafia bën masakra në qytetet e Shqipërisë, Policia e Shtetit merret me qytetarë të cilët protestojnë kundër vjedhjes, kunder korrupsionit dhe kundër krimit.

Në qoftë se Policia e Shtetit do të luftonte me të njëjtin zell mafien, siç lufton qytetarët protestues, perfaqësues politikë të opozitës, sot nuk do të ishim në këtë situatë.

Por Edi Rama e zëvendësoi Policinë e Shtetit me Narko-policinë e Pushtetit, për të cilën, mafia nuk është armik, por eshte aleat.

Armiku i vetëm i narko-policisë së Edi Ramës janë qytetarët që protestojnë, sepse s’kanë ilaçe, s’kanë pensione , s’kanë rroga, s’kanë të ardhme për fëmijët e tyre.

Këto janë bandat me të cilat Edi Rama fiton zgjedhjet, këto janë bandat me të cilat Edi Rama qeveris, këto jane bandat me të cilat po përballet opozita dhe qytetarët.

Ky rast dhe të tjerë si ky nga Shkodra në Memaliaj, e transformojnë Shqipërinë në Palermon e viteve ‘80.

Ky moment i errët ne historinë e pluralizmit Shqiptar, i bën thirrje koshiencës sonë kombëtare që të vazhdojmë qëndresën tonë për një Shqipëri normale, ku policia lufton krimin, dhe jo ku policia lufton qytetarët protestues.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb