Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas arrestimit të 4 protestuesve dhe procedimit të rreth 200 të tjerëve për shkak të mosbindjes civile të 29 tetorit ku u bllokuan 6 kryqëzime rrugore. Noka tha se Policia e Shtetit merr urdhra nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, arrestimet e protestuesve janë të padrejta, ndërsa paralajmëroi se opozita do të vijojë protestat në formën e mosbindjes civile.

“Paralizimi që i bëmë mbrëmë vendit për tri orë është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile. Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesë të arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile. I trembur nga paralajmërimi se një prej rrugëve tona do të jetëmarshimi në Surrel, Rama lëshoi narkopolicët me uniformën e shtetit për të na trembur“, tha ai.

Deklarata
Terrori policor kundër opozitës i urdhëruar nga Rama dhe i vënënë zbatim nga Hoxha i riu dhe narkopolicët e tij, është dëshmiase paqe me krimin në qeveri nuk mund dhe as do të ketë. Partia demokratike dënon me forcë arrestimin e drejtuesvekryesorë të opozitës në Elbasan, Fier dhe veccanëerisht tëkryetarit të PD Pogradec zotit Genti Cela.

Në një akt banditesk i denjë për diktaturat, narko-policia e regjimit ka thirrur për të dhënë deklarime të gjithë drejtuesit e opozitës, me listë, përfshi edhe deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Arrestimet e padrejta dhe të dhunshme të çdo demokrati dhe opozitari do të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar.

Opozita nuk ndalet dhe as trembet.

Paralizimi që i bëmë mbrëmë vendit për tri orë është vetëm njëra nga etapat e mosbindjes civile.

Partia Demokratike dhe qytetarët dëshmuan dje vetëm një pjesë të arsenalit opozitar, një ndër 77 format e mosbindjes civile. I trembur nga paralajmërimi se një prej rrugëve tona do të jetëmarshimi në Surrel, Rama lëshoi narkopolicët me uniformën e shtetit për të na trembur.

Cdo provokim dhe kërcënim i tillë nuk na zmbraps por na e thellon bindjen dhe shton zellin e vendosmërinë. Sado i fortë të jetë bunkeri i makthit tënd, o Edi Rama, nuk ështëmë i pamposhtur se ai i Hitlerit.

Çdo prangë, cdo burgim, cdo arrestim i liderëve dhembështetësve të opozitës, është vetëm një hallkë me shumë në zinxhirin e zemërimit popullor, që opozita do ta hedhë në qafëpër të të tërhequr nga Surreli tek vendi ku 33 vjet më parë hodhën statujën e idhullit tënd.

Edhe pse Blloku ka ndërruar adresë, vetëm një herë në jetëpopulli mund të ndalet për të hyrë në shtëpinë e së keqës dheushtruar lirinë dhe zemërimin e vet.

Ajo herë ka kaluar.

Demokratëve u bëj thirrje të mos trëmben.

Edi është vetëm Enveri që ka bërë dhëmbët dhe, kafshimi i tijështë prej qeni të rrahur kur ishte këlysh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb