Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar si burgosje politike dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji.

Në ditën e dytë të takimit të eurodeputetëve të Parlamentit Europian, që ishin pjesë e delegacionit për takimin e 18-të të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE,  që u mbajt në Tiranë, Gjekmarkaj tha se mburrja e Kryeministrit për veprimet ligjore kundër gazetarëve për akuza shpifjeje, si në rastin e deputetit Salianji, nxjerr në pah një prirje shqetësuese drejt masave ndëshkuese ndaj medias.

“Ervin Salianji nënkryetar i grupit të PD person që nuk ka patur kurrë pushtet, që nuk ka ushtruar kurrë asnjë forme korrupsioni, që ka bërë shërbime publike, gjithashtu prej dy muajsh është në burgum politik duke e rendur ndërgjegjen e institucioneve dhe shoqërisë sonë”, tha Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb