Zbulohen pamjet e automjetit të djegur, që dyshohet se është përdorur në atentatin mafioz që ndodhi pasditen e sotme në Shkodër ku viktimë mbeti Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati i cili më pas humbi jetën në spital. Viktimë mbeti edhe një kalimtare e rastit, Flutra Basha. Motori ku ajo po udhëtonte me bashkëshortin e saj u godit nga makina e viktimave. Gruaja humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

News24 ka siguruar pamjet e automjetit tip “Land Rover”, që dyshohet se u dogj vetëm 10 minuta pas ngjarjes në Dobraç.

Autorët i kanë vënë flakën makinës tek ish reparti ushtarak në fshatin Golem të njësisë Rrethina, në një distancë prej vetëm 3 km nga vendi ku ndodhi atentati i përgjakshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb