Pas atentatit në Shkodër, ku Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare ndërruan jetë e një tjetër u plagos, mësohet se 10 persona janë shoqëruar në komisariat. Mes të shoqëruarve është edhe Safet Bajri.

Hamza Lici ishte vëllai i Ibrahim Licit, që dyshohet se ndodhet në Turqi, shpallur në kërkim nga shteti shqiptar për vrasjen e Endri Mustafës. Ndërsa, Arlind Bushati është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidat i PD për Bashkinë e Shkodrës. Arlind Bushati disa javë më parë kishte deklaruar në polici se ishte kërcënuar me jetë.

Nuk dihet shkaku i atentatit që i mori jetën Hamza Licit, Arlind Bushatit dhe një kalimtareje, por ka dyshime për hakmarrje për shkak të konflikteve të fisit Lici me fise të tjera në Shkodër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: