Bayern dhuron spektakël në 1/16 e Kupës së Gjermanisë. Bavarezët fituan 0-4 ndaj Mainz, në ndeshjen e luajtur në “Mewa Arena”. Musiala ishte një nga më të mirët në fushë, teksa realizoi 3 gola në pjesën e parë. Gjurmën e tij në këtë takim e la edhe Sane, në të 45-tën.

Ekipi i Kompany është favoriti kryesor, për t’i shkuar deri në fund këtij rrugëtimi. Në ndeshjet e tjera, Arminia Bielefeld-Union Berlin përfundoi 2-0, ndërsa Hoffenheim kaloi 2-1 Nurnberg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb