Nedim Bajrami protagonist. Mesfushori i kombëtares realizoi gol për Rangers, në humbjen 2-1 të skuadrës ndaj Aberdeen. Për të ky është goli i parë në kampionat, teksa më parë vlen të theksohet se ka shënuar edhe në Europë ndaj Malmo.
Bajrami luajti 76 minuta sonte, sakaq paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.8.
Gjatë karrierës së tij, lojtari ka luajtur për Grasshopers, Empoli dhe Sassuolo.
Bajrami është një nga futbollistët më të mirë të përfaqësueses kuqezi, ai pritet të ftohet për ndeshjet e nëntorit.
(BalkanWeb)