Ndërkohë që në Kuvend po mbahet seanca plenare, deputetët e Partisë Demokratike kanë krijuar tension në hyrje të godinës.
Duke qenë se 23 prej tyre janë ende të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës, nuk lejohen të jenë pjesë e seancës plenare dhe janë ndaluar nga Garda.
Të pranishëm ishin Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Baçi, Albana Vokshi, Luan Baçi, Flamur Noka, Saimir Korreshi, Dashnor Sula, Bledjon Nallbati dhe Asllan Dogjani, kanë tentuar të hyjnë në Kuvend, por nuk janë lejuar nga Garda duke sjellë dhe shtyrje mes tyre.
Ata tentuan të shkulnin dhe gardhin metalik të venbdosur në jyrjen kryesore të Parlamentit.
(BalkanWeb)