Deputeti i PD-së Asllan Dogjani ka folur i indinjuar sot duke iu drejtuar fillimisht punonjësve të gardës dhe policisë e më pas qytetarëve dhe medias.

Ai iu kërkoi të bashkohen kundër një regjimi.

“O djali, nuk ju vjen turp e keni kthyer në diktaturë. Ça jemi ne Kore e Veriut, regjim? Po shtypni deputetët. Ca jemi ne armiqtë këtu? Ka vdekur Enver Hoxha, a merrni vesh. Mos u përdorni nga Edi Rama nga ministri i Brendshëm. Ne jemi deputetë, jemi zgjedhur nga populli. Vriten 4 vetë në Shkodër, vetëm të ruani karrigen e Edi Ramës përdoreni. E keni kthyer policinë e Shtetit në polici politike. Kjo është një diktaturë, regjim dhe duhet rrëzuar. Dhe ju bashkë me ne. Ka kapur të gjithë pushtetet. Nuk guxon askush të flasë, as brenda PS-së. Kemi një individ, një diktator si në Korenë e Veriut. Ky është Edi Rama. Është ngjarje e paralajmëruar ajo në Shkodër. Ky është regjim. Njerëzit vdesin në spitale se nuk kanë mundësi të marrin ilaçe, sistemi arsimor ka degraduar. Në gjimnaz u therën me thika, si në xhungël. I ka detyruar 1 mln e gjysmë shqiptarë të largohen nga vendi. Nuk iu vjen turp këtyre kriminelëve. Dalin drejtuesit e policisë të lidhur me krimin, bashkëpunojnë me krimin. Qeveria bën ligje me korrupsion, ligji për kanabisin, për lojërat e fatit. Kemi një President kukull. Kjo është Shqipëria? Të gjithë duhet të bëhemi bashkë. Shikoni si i ndalojnë deputetët e opozitës, për të drejtën e fjalës. As ju si media nuk duhet ta pranoni. Ndërkombëtarët duhet të kërkojnë të njëjtin standard si në vendet e tyre. S’ka ngelur hapësirë publike në Tiranë. Bën sot propagandë dhe fushatë me pensionistët se kanë ngelur vetëm pensionistët. Kanë vdekur qindra pensionistë se s’kanë ilaçe e sot ju bën propagandë. Mbetjet toksike, turp i zotit. Mbetjet toksike nëpër ujëra. Unë flas si qytetar në radhë të parë, pastaj si politikan. Unë kam folur për minatorët”, deklaroi Dogjani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb