Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratikë Gazment Bardhi, ka njoftuar se ditën e nesërme do të dorëzohet në Kuvend projektligj në lidhje me statusin e minatorëve.

“Nesër dorëzohet zyrtarisht në Kuvend. Kërkesa e protestuesve që kanë disa janë që vijnë para Kuvendit, janë dëgjuar nga PD dhe çdo kërkesë e tyre është përkthyer në projektligj. Besoj që kolegët që kishin komunikim e ata, kanë pasur mundësi t’ua komunikojnë”, u shpreh ai për mediat jashtë Kuvendit, ku po ndalohen nga Garda të futen në godinë, lidhur me vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tyre me 40 dhe 60 ditë nga jeta parlamentare.

Ndërkohë minatorët kanë nisur edhe protestën para Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb