TIRANË

Deputeti i PD-së Dashnor Sula, një prej të përjashtuarve deklaroi sot se Shqipëria është i vetmi shtet që dënon pa ligj, pa Kushtetutë, pa rregullore. Ai u pyet dhe për kallëzimin në SPAK ndaj tyre.

“Ne u mësuam tani, 3 herë unë në SPAK, 4 herë Gaz Bardhi, Noka, Korreshi. Atje jemi ne. Krenarë jemi që nuk shkojmë për korrupsion, tendera, chekup, rrugët, as për të fortët, as për bandat, as për Sky EÇ. Këtyre Zoti i dhëntë jetë sa më shumë që kur t’iu vijë dita t’i fëlliqë sa më shumë. Këta janë me tur para njerëzve, para Zotit. Parlamenti është këtu. Çfarë kam bërë unë, çfarë kemi bërë që të përjashtohemi 40 ditë. Këta janë i vetmi shtet në Europë që të dënojnë pa ligj, pa rregullore, pa Kushtetutë. Rregullorja e Kuvendit është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese maksimumi i përjashtimit është 10 ditë. Kush mendon që e kemi për vete, të ketë turp, analist, gazetar, qytetar, jo mo jo e kemi për Shqipërinë”, tha Sula.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: