Deputetja Flutura Açka në fjalën e saj në Kuvend u shpreh se parlamenti është kthyer tashmë në qesharak, ndërsa bëri thirrje që të bëhet gjithçka që të kthehet në normalitet.
Açka ngriti shqetësimin edhe në lidhje me kontejnerët në Portin e Durrësit, të cilët dyshohet se janë me mbetje toksike.
Ajo shtoi se mbetjet mund të asgjësohen duke u hedhur në det duke ndotur kështu detin.
“Jemi kthyer në Parlament qesharak. Ju bëni sikur punoni ne sikur luftojmë dhe shqiptarëve po i japim një shfaqe të shëmtuar aktoriale. Duhet t’i kërkoni ndjesë shqiptarëve, sepse ju e kurdisët këtë situatë,.
Shpjegohuni pse gënjyet se marrëveshjen me një pjesë të opozitës e bëtë në janar kur në fund e bëtë në shtator.
Merrni masa që ky Kuvend të kthehet në normalitet. Marrëveshjet bëjini publike, jo me grupe pune në zgafellet e këtij parlamenti.
Kam frikë se mbetjet në Durrës do të asgjësohen duke u hedhur në det dhe shumë shpejt shqiptarë do të kenë një det të ndotur”, tha ajo.