“Djajtë e Kuq” shohin më në fund dritë në fund të tunelit. Pas disa javësh, ku ekipi i United ishte në qendër të tabloidëve britanikë, sa i takon situatës dhe ecurisë negative të tyre në Premier League, e cila solli më pas edhe largimin e Ten Hag nga stoli i ekipit nga Manchesteri, më në fund vjen një sukses bindës.

Manchester United, u duk i rilindur teksa siguroi biletën për në fazën çerekfinale të kupës së ligës, pasi mposhti me rezultatin e thellë 5-2 Leicester në “Old Traford”. Dopieta të Casemiros dhe Bruno Fernandez si dhe një gol i Garnachos, i dhuruan suksesin e thellë skuadrës, që mbrëmjen e djeshme u drejtua nga ndihmësi i Ten Hag, ish sulmuesi legjendar Ruud Van Nistelrooy.

Ndeshja e parë për holandezin si trajner i parë i United, që mund të rezultojë me shumë gjasa të jetë e fundit. Kjo pasi sikundër mediat në ishull raportojnë, Ruben Amorim në stolin e “Djajve të kuq”, është vetëm çështje orësh. Tek Sporting po mësohen me faktin tashmë se tekniku që i nxorri kampion, do të largohet, kjo pasi Manchester United do të paguajë tek klubi portugez klauzolën e largimit.

Edhe faqet e para të tabloidëve, kanë patur në qendër të vëmednjes, pikërisht lajmin për fitoren e United me në krye Van Nistelroyn si dhe pritjen për zyrtarizimin e teknikut të Sporting, Ruben Amorim, në krye të “Djajve të kuq”.

Mirror

Sport

Telegraph

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: