Tensione ka shkaktuar në Kuvend diskutimi në lidhje me mbetjet e rrezikshme.
Deputeti Erion Braçe ka ironizuar kërkesat e opozitës duke u shprehur se deputetët duhet të lejojnë të monitorojnë kontejnerët.
Braçe: Nga gjithë ky ligjërim m’u ngrit mikrofoni dhe dua t’i them ca fjalë!
Derisa të zbatohet urdhri t’u jepet e drejta të gjithë deputetëve, me varka, avionë, dronë, milionerë, biznese, edhe atyre që dinë apo jo not, t’i monitorojnë kontejnerët që të mos ndodhë ajo qe këta kanë frikë, që anijet të fluturojnë apo zhyten.
Deputetët të jenë të pranishëm me nuhatje, të bëjnë punën e ekspertëve policëve etj.
Nuk ia futëm dot Taljlandës tani do helmokemi popullin shqiptar.
Po u bënë pa deputetë analizat do të mbani përgjegjësi.