Kreu i Partisë Demokratikë Sali Berisha ka deklaruar se dorëzimi i progres-raportit të ke në Kuvend nga ambasadori i BE Silvio Gonzato ishte një kurth.

Ai u shpreh se kurthi kishte qëllim të përsëritej ajo që ndodhi para pak ditësh më eurodeputetin Fredi Beleri ku u godit me vezë dhe kos nga një qytetar, por se dështuan.

“Gonzato i ftuar të dorëzojë raportin kur Kuvendi ishte në seancë. Kjo nuk ka ndodhur më parë. Raportet paraqiteshin në selinë e Kuvendit, por këtë kurth e organizoi Spiropali, duke shpresuar se do të gjendet ndonjë patronazhist siç ndodhi me Belerin, t’i sulej Gonzatos”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb