Në një konferencë për shtyp, kreu i demokratëve Sali Berisha ka hedhur dyshime në lidhje me atë që ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku u vra Hamza Licit dhe pasagjeri që udhëtonte me të.
Ai u shpreh se nga burime që ende nuk i ka konfirmuar, viktimat u nxorën në pritë nga policia, i cili ka kryer edhe devijimin nga rruga të viktimave.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Masakra e Shkodrës dje rëndom thuhet se pati mbështetjen e policisë, sepse kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si Skrapi i partisë dhe policia, kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj.
Nuk kam të sigurt burimin, por duan të thonë, se në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit.
Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Edi Ramës për të kandiduar në Shkodër.
Edi Rama e di se ai është njeriu më i urryer nga Shkodra dhe Shkodranët.
Edi Rama e di se për shkodranët, me trashëgiminë e tij të të atit xhelat komunist, me urrejtjen dhe ndërprerjen e të gjitha investimeve për 8 vite me radhë në këtë qytet, në Shkodër nuk do kush të ja dëgjojë emri.
Edi Rama e di se ka vendosur në bashki, personin që shef kabineti të vërtetë ka Safet Bajrin.
Edi Rama mendon se do të mposhtë Shkodrën me bandën e tij.
E vërteta është se banda e Edi Ramës në Shkodër, Bajrit famoz dhe degët e tyre se nuk janë vetëm, tani përcakton vendimmarrjet në Tiranë dhe në Shkodër për këtyë qytet të bekuar.
E vërteta është se kjo bandë kontrollon Edi Ramën, Spirogjokën, Ballën dhe Mondin e ka të vehtin.
Por kjo bandë me në krye Edi Ramën nuk do të mund të mposhtë kurrë Shkodrën”, u shpreh Berisha.