Kandidatja demokrate Kamala Harris dhe ai republikan Donald Trump do të udhëtojnë në shtetet perëndimore në garën zgjedhore në SHBA të enjten, pasi ditët e fushatës po mbarojnë.
Të dy kandidatët po përpiqen të bëjnë që votuesit latinë t’i mbështesin. Harris ka siguruar mbështetjen e yllit të famshëm Jennifer Lopez për mitingun e saj në Las Vegas, Nevada, një shtet kritik për zgjedhjet.
Ndërkohë, ish-prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson, do të intervistojë Trumpin në Arizona përpara se ish-presidenti të niset në tubimin e tij në Nevada, raporton The Guardian.
Një komedi stand-up e realizuar në tubimin e Trumpit në Madison Square Garden është duke bërë ende jehonë gjatë gjithë kësaj fushate. Komediani Tony Hinchcliffe e krahasoi Puerto Rikon me një ishull lundrues mbeturinash, për të cilën nga ana e fushatës së Harrisit po pretendohet se kjo zbulon racizmin e mbështetësve të Trumpit.
Ndonëse çështja ishte duke u lënë mënjanë, presidenti aktual Joe Biden e riktheu atë duke deklaruar se ishin mbështetësit e Trumpit ata që janë si “plehra”.
Kjo e shtyu Trumpin, i cili gjithashtu i ka quajtur mbështetësit e Harrisit mbeturina, të përdorte një kamion plehrash në një ngjarje publicitare në Wisconsin.