Flamurtari triumfoi me rezultatin 2 me 1 Lushnjën në Vlorë. Fitorja e nëntë radhazi për vlonjatët në Kategorinë e Parë, që rimarrin kreun e renditjes.

Golin e parë të takimit e shënoi Trashi në pjesën e parë. Gjatë 45 minutave të dyta, Lushnja reagoi dhe gjeti barazimin.

Pas daljes me karton të kuq të Korreshit nga Lushnja, Flamurtari u hodh i gjithi në sulm. Ishte Atanda më pas që gjeti golin e fitores në sekondat e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb