Andri Mehja është ish- punonjës i IMT Elbasan i cili ka rënë në pranga teksa po hynte nga Kapshtica në vendin tonë.

Sipas policisë, Mehja ka marrë ryshfet në lidhje me ndërtimin e një objekti pa leje për të cilin nuk ka marrë masa të mëtejshme për ta prishur.

Policia thotë se ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024.

Urdhër nga i cili Mehja akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 39-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit. Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: