Lirim Qamili po kalon një sezon mjaft të mirë me Sonderhyskes në Danimarkë. Sulmuesi me origjinë shqiptare shënoi dhe asistoi për skuadrën e tij, që gjithsesi humbi me rezultatin 4 me 2 përballë Viborg.

Forma e Lirim Qamilit ka bërë që të vlerësohet me një vend në formacionin e javës së Superligës daneze. “Sofascore” ka vendosur sulmuesin shqiptar në majën e sulmit.

Kujtojmë se 26-vjeçari është aktualisht në kuotën e gjashtë golave dhe dy asistimeve pas 10 ndeshjeve të luajtura. Me rritjen e tij këtë vit ka fituar dhe një vend në Maqedoninë e Veriut.

For2
For2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb