Bankers po ofron mbështetje për Bashkinë e Roskovecit për ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, duke filluar nga pastrimi i kanaleve kulluese.

Kjo iniciativë është thelbësore për drenazhin efikas dhe parandalimin e përmbytjeve në fshatrat Marinzë dhe Kuman.

Kanalet e kullimit luajnë një rol kyç në menaxhimin e rrjedhës së ujit për rreth 150-200 hektarë tokë bujqësore, duke ulur rrezikun për përmbytje.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi u shpreh se kjo masë proaktive është pjesë e angazhimit të Bankers-it, për të mbështetur sektorin e bujqësinë në zonë.

Kompania Bankers është duke përgatitur projektin kryesor “Rehabilitimi i Rrugës së Qendrës së Marinzës, Faza III.

“Ky projekt është pjesë e planit për rikualifikimin urban të qendrës së fshatit Marinzë, i cili përfshin zgjerimin e rrugës kryesore, shtimin e një piste biçikletash dhe përmirësimin e trotuarëve, për të rritur sigurinë për banorët dhe vizitorët. Kostoja totale e llogaritur për këtë fazë të projektit është 100,000 USD.

Bankers mbetet i angazhuar, për të nxitur zhvillimin në Roskovec, përmes projekteve infrastrukturore, që kontribuojnë në rritjen afatgjatë të rajonit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb