Një 14-vjeçar ka pësuar plagë të rënda pasi u sulmua nga një qen pitbull.
Pamjet shqetësuese tregojnë se si Abdul Waheed Akhtar luftoi në mënyrë të dëshpëruar me qenin pit-bull, teksa ai e sulmoi në një park.
Ai u dërgua me urgjencë në spital me plagë të shumta dhe gjak që i rridhte nga krahët, ndërsa adoleshenti iu nënshtrua një operacioni në gjymtyrët e tij.
Babai i Abdul, Nadeem Akhtar, 45 vjeç, tha se djali i tij po luante në Queens Park në Bolton me të afërmit kur një çift u shfaq me qenin e tyre.
Ata hodhën një copë druri drejt fëmijës, ndërsa qeni sulmoi duke e tërhequr zvarrë në dysheme.
Adoleshenti i shpëtoi lëndimit të mëtejshëm vetëm pasi një grua – që besohet se ishte pronarja e qenit – arriti ta tërhiqte atë/
Babai i gjashtë fëmijëve, i cili punon si shofer taksie, tha: ‘Fëmijët e tjerë po qanin, kishte gjak kudo.