Skuadra e Dritës ka dalë fituese në derbin e javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke arritur fitore bindëse 3:0 ndaj Prishtinës. Ekipi vendas kaloi në epërsi në minutën e 22-të me golin e Besnik Krasniqit nga penalltia, akordimi i të cilës ngjalli reagime në kampin e prishtinasve. Vetëm pak minuta më pas, në të 25-ën, Albert Dabiqaj dyfishoi epërsinë. I njëjti futbollist realizoi edhe një herë dy minuta para fundit të ndeshjes, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3:0.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e tretë me 18 pikë, me dy ndeshje më pak të zhvilluara sesa Ballkani dhe Malisheva që kanë nga 19 pikë secila. Prishtina ndodhet në vendin e pestë, me 16 pikë.

Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Malishevës (1-1), dhuroi momente dramatike në minutat e fundit. Malisheva shënoi përmes Drilon Hazrollajt, në minutën e 93-të, por vendasit arritën të vendosin baraspeshën në rezultat në minutën e 101-të, kur Albion Kurtaj shënoi nga penalltia.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb