GJKKO ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” Genti Nderjakun, akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Nderjaku ‘u lirua’ nga qelia për këtë akuzë, për shkak se i përfunduan afatet e paraburgimit. Kjo masë u caktua për dosjen e trafikut të drogës dhe grupit te strukturuar kriminal, pasi Nderjaku dhe Julian Pejtri, do të vazhdojnë të qëndrojnë në qeli.  Ata do qëndrojnë në burg për akuzat për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji.

Genti Nderjaku është emër i njohur për drejtësinë, pasi dyshohet se ka marrë pjesë edhe në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos, njohur si “Rrumi i Shijakut”, gjatë së cilit u vra shoferi Andi Maloku. Ai ishte pjesë e grupit kriminal që përgatiti atentatin. Për ngjarjen u dënua me burgim të përjetshëm Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe me 35 vite burgim Ariol Halili, ndërsa kishte dënime më të lehta për bashkëpunëtorët.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Genti Nderjaku (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi I narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me date 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit”. Po ashtu, kërkuesi Julian Pjetri (i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veҫantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, atribuar me datë 18.07.2023) me datë 28.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Shuarje e masës së sigurimit, për shkak të humbjes së fuqisë së paraburgimit”. Kërkesat e mësipërme janë bashkuar në një të vetme me vendim të ndërmjetëm, të dates 30.10.2024.

  • foto galeri
  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 263, 1 pika “c”, 266 pika 1 të K.Pr.Penale, si dhe në vendimin Nr. 195, datë 24.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr. 610, datë 30.10.2024, vendosi:

Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

  1. Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
  2. Detyrohet personi nën hetim Genti Gani Nderjaku të mos largohet nga banesa e tij me adresë: ****.
  3. Detyrimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.
  4. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Genti Gani Nderjaku.
  5. Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit, konkretisht të masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar ndaj personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, me Vendimin Nr. 308, datë 21.07.2023 të

Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zgjatuar me vendimin Nr. 439, datë 16.07.2024 të kësaj Gjykate, për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit gjatë hetimeve paraprake.

  1. Bazuar në nenin 266 pika 1 të K.Pr.Penale caktimin ndaj personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, të masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.
  2. Detyrohet personi nën hetim Julian Ndue Pjetri të mos largohet nga banesa e tij me adresë: ****.
  3. Detyrimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri, të mos komunikojë me persona të tjerë me përjashtim të atyre që bashkëjetojnë me të.
  4. Zbatimi dhe mbikëqyrja e kësaj mase të bëhet nga oficerët e policisë gjyqësore që mbulojnë vendbanimin e personit nën hetim Julian Ndue Pjetri.
  5. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Tiranë, më datë 30.10.2024

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: