Numri një i stolit të Teutës, Edi Martini analizoi barazimin 0-0 ndaj Elbasanit.
“Mund të pësosh gol nëse nuk je i vëmendshëm. Jam i pakënaqur nga Cjapi. Çdo moment ishte tendecioz, dha faulla kundër nesh. Sot ishte VAR dhe nuk kishte ca të bënte më shumë ai. Ishte moda më e mirë me presionin lartë. Djemtë e përballuan mirë pa Kotobellin.
Kisha frikë nuk do ia dilnin pa dy qendërmbrojtësat bazë të formacionit. Humbja e javës së kaluar ishte një black-out. Kushtet e fushës ishin maksimalisht të këqija. Çunat do të reagonin dhe isha i bindur për këtë prej reagimit që kanë bërë në stërvitje.Meritonim të fitonim.”, tha Martini.
(J.S/BalkanWeb)