Pak muaj më parë Andy Murray njoftoi tërheqjen nga sporti aktiv dhe po shijon jetën larg rutinës së tenisit.
Tenisti skocez i cili ndër të tjera fitoi 2 medalje të arta olimpike, shquhet për humorin dhe për sharjet e tij të tmerrshme.
Tani jeton me familjen, nuk shfaqet shumë, por është shumë aktiv në rrjetet sociale. Aty, konkretisht në Instagram, ai ka postuar një foto të tijën me rastin e festës së Halloween.
Ai është veshur si klloun dhe shkruan: “Shpresoj që të gjithë të shijoni Halloween-in po aq sa unë”.
View this post on Instagram