Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në emisionin “Open” në News24, tha se opozita kërkon një qeveri teknike për zgjedhjet për t’i dhënë jetë propozimeve të bëra edhe në progres-raportin e BE-së, lidhur me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Bardhi u pyet nëse Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, mbështet kërkesën e opozitës për Qeveri teknike, ndërsa theksoi se diplomati i BE-së është në Shqipëri për qëndrimin zyrtar të BE-së dhe jo për të mbështetur opozitën apo qeverinë.

“Gonzato nuk ka folur për zgjedhjet, por lexoni raportin e progres-raportin e BE-së dhe përderisa ambasadori përfaqëson qëndrimin zyrtar të BE-së, më bën të mendoj se ai mbështet këtë si opsion”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb