Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me situatën e kriminalitetit në vendin tonë, duke iu referuara edhe rastit të fundit në Shkodër ku humbën jetën 3 persona në një atentat mafioz.

Kreu i qeverisë tha se statistikat e vrasjeve janë në shifrat më të ulëta që janë shënuar ndonjëherë, ndërsa vrasjet e të pafajshmëve në atentate i cilësoi tragjedi.

“Krimi është më i zmbrapsur si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, patjetër që këto janë tragjedi. Por, ne i kemi marrë detyrën me mesatarisht 110-115 vrasje në vit, pra me një vrasje në tre ditë dhe sot jemi në shifrat më të ulëta të vrasjeve që vjen duke u ulur progresivisht. Çdo vit numri i vrasjeve është në rënie”-tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb