Kryeministri Edi Rama nuk ka komentuar arrestimin e kryetarit të PL, Ilir Meta.
Në emisionin “Opinion”, Rama tha se Meta është një subjekt i drejtësisë dhe se nuk do e komentonte këtë rast.
Ai theksoi se Policia e Shtetit arreston subjekt të drejtësisë sipas rregullores së tyre.
“Ke gjetur njeriun e gabuar. Asnjë koment është një subjekt që merret drejtësia. Asnjë koment nuk kam. Policia e Shtetit nuk varet nga unë. Unë nuk drejtoj policinë, ka drejtues dhe protokolle, operacione. Unë nuk bëj komente për një subjekt të drejtësisë. Po ju lë juve që ta trajtoni si viktimë në studio”,-tha Rama.
Kryemistri komentoi edhe deklaratat e ish kryeministrit italian Matteo Renzi. “Nuk e dëgjoj Mateo Renzin, e kam mik, por ai ka hallet e veta atje në Itali”, u shpreh Rama.
Pyetje: A është normale të tërhiqet zvarrë ish presidenti, ish kryeministri, ish kryetari i Parlamentit?
Rama: Nuk bëj asnjë koment, sepse nuk kam asnjë interes për këtë temë.
Pyetje: Nëse do ishit ju në vendin e Ilir Metës?
Rama: Nëse halla do të dispononte çfarë disponon xhaxhai do ishte xhaxha.
(Balkanweb)