Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Open në News 24 tha se izolimi i liderit të PD Sali Berisha e dëmton Partinë Demokratike në zgjedhje.

“Izolimi i liderit të PD e dëmton Partinë Demokratike dhe i jep avantazh të pamerituar kryeministrit Edi Rama”, tha Bardhi.

“Izolimi i liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha, në cënim të parimit të pafajësisë, padyshim që e dëmton PD-në.  Ky vendim ndikon në zgjedhje dhe në jetën e përditshme të partisë.

Si mund ta kryejë unë punën time si kryetar i Grupit Parlamentar të PD kur unë nuk flas dot me kryetarin e partisë. Çfarë ndodh nëse Berisha shpallet i pafajshëm nga gjykata? Izolimi i liderit të PD e dëmton Partinë Demokratike dhe i jep avantazh të pamerituar kryeministrit Edi Rama”, deklaroi Bardhi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb