Të paktën shtatë persona vdiqën dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi një minibus u përplas me një cisternë karburanti në Harare, kryeqyteti i Zimbabve, konfirmoi policia lokale.

Zëdhënësi i policisë Paul Nyathi tha se aksidenti ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, me orën lokale (0300 GMT) kur një minibus u kthye djathtas në rrugën Bulawayo përpara cisternës që po afrohej në një kryqëzim të kontrolluar nga trafiku në periferinë me densitet të lartë të Kuwadzana në perëndim të Harare.

Sipas tij, ende nuk dihet numri i pasagjerëve në minibus dhe identiteti i të vdekurve mbetet për t’u konfirmuar nga të afërmit e tyre.

Nyathi tha se trupat e viktimave janë dërguar në një spital aty pranë për autopsi, ndërsa të lënduarit po trajtohen në të njëjtin institucion shëndetësor.

Ende vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb