Një vajzë e vogël pësoi lëndime të rënda kur u sulmua nga qeni i familjes së saj teksa po përpiqej ta puthte.
Policia u thirr në shtëpinë Sheffield, South Yorkshire, pas raportimeve se një fëmijë i vogël u sulmua nga një Doberman dy vjeçar. Qeni ka qenë i shtrirë në divan kur vajza ka tentuar ta puthë, por kafsha ka reaguar keq dhe kafshoi kokën e fëmijës.
Fotot e tmerrshme të fëmijës të marra pas sulmit tregojnë anën e fytyrës dhe veshët e saj të mbuluar me gjak dhe ajo u dërgua në spital ku iu desh të operohej. Qeni përgjegjës për shkaktimin e lëndimit të fëmijës u kap nga oficerët e policisë së South Yorkshire dhe do të vihet në gjumë.
Rreshteri Matt Duffy tha: “Ne po vazhdojmë të shohim fëmijë të kafshuar nga qentë në të gjithë Yorkshiren e Jugut. Ne po punojmë shumë për të zvogëluar rrezikun nga qentë e rrezikshëm në komunitetet tona, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj.
“Ju e njihni familjen tuaj, ju e njihni qenin tuaj. Ndërsa i afrohemi një periudhe të vitit ku gjërat janë pak më ndryshe, njerëzit janë me kostume dhe mund të keni më shumë vizitorë në shtëpinë tuaj, ju lutemi merrni masa.
“Gjithashtu, ju lutemi mbani mend kur një qen është ekspozuar ndaj stresit ose ankthit, mund të duhen disa ditë që efektet të marrin fund. Është e rëndësishme që të jeni vigjilentë dhe t’i siguroni qenit tuaj një hapësirë të sigurt.”
Muajin e kaluar dy fëmijë të vegjël u dërguan në spital pasi u sulmuan nga qentë në South Yorkshire. Një vajzë katër vjeçare u sulmua nga qentë që besohet se ishin XL Bullies ndërsa luante në një park lokal në Sheffield me nënën e saj më 4 shtator.
Ajo ka pësuar lëndime në trup dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa qentë janë marrë. Vetëm disa ditë më vonë, më 6 shtator, një djalë dy vjeçar u kafshua gjithashtu teksa ishte ulur në gjurin e nënës së tij nga qeni i një fqinji, që besohet se ishte një Bull Terrier Staffordshire. I riu u dërgua në spital me lëndime që nuk besohet se janë kërcënuese për jetën.
(A.A/BalkanWeb)