Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur sot, në të gdhirë në zonën e Lamias. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti i ndodhur në orën 5:50, ka qenë 5 km në jug-juglindje të Sperchiadës. Thellësia fokale e tërmetit është llogaritur në 8.4 km

Duke folur për ERT-në për tërmetin në Lamia, presidenti i OASP-së, Efthymios Lekkas tha se “nuk është asgjë e veçantë. Ai kishte në qendër Sperchiada. Është një zonë me sizmicitet të lartë, nuk ka arsye shqetësimi, po monitorojmë evoluimin e fenomenit”.

Termeti Greqi
Termeti Greqi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: