Arrestohen nga policia dhe prokuroria e Elbasanit disa pedagogë të Fakultetit të Ciklit të Ulët në Universitetin e Elbasanit.
Pedagogët dyshohen se kanë kryer korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë të këtij fakulteti, të cilët në këmbim të kalimit në lëndët ngelëse në muajin shtator kanë paguar pedagogët.
Rasti është denoncuar nga një emision investigativ, më pas Prokuroria e Elbasanit, duke nxjerrë masa ndalimi për 5 profesorë dhe një sekser.
Po ashtu, është arrestuar edhe personi që bënte rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve.