Jennifer Lopez ka folur të enjten në tubimin e Kamala Harris në Las Vegas, ndërsa reagoi ndaj kandidatit republikan për President Donald Trump.

Këngëtarja tha se fushata e Trump ka fyer “secilin latin në vend”, duke iu referuar talljes që bëri një komedian për Puerto Ricon.

Komediani pro-Trumpit e quajti Puerto Ricon [vendi ku u lindën prindërit e Jennifer Lopez] “ishull lundrues i plehrave”.

“Në Madison Square Garden, ai na kujtoi se kush është në të vërtetë dhe si ndihet me të vërtetë”, tha Lopez për Trump. “Nuk ishin vetëm vendasit e Puerto Ricos që u ofenduan atë ditë, okay? Ishte çdo latin në këtë vend, ishte njerëzimi dhe kushdo me karakter të mirë”.

“Ky është gjithashtu vendi ynë”, tha Lopez të enjten mbrëma. Në një moment, këngëtarja u kaplua nga emocionet dhe lotët.

“E dini çfarë? Ne duhet të jemi emocionalë. Duhet të jemi të mërzitur. Duhet të jemi të frikësuar dhe të indinjuar. Dhimbja jonë ka rëndësi. Ne kemi rëndësi”, tha Lopez. “Zëri juaj dhe vota juaj kanë rëndësi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb