Pas shtyrjes zyrtare të sfidës së kampionatit spanjoll mes Valencias dhe Real Madrid, duket se tragjedia për shkak të përmbytjeve në Valencia ka prekur një tjetër sport. Bëhet fjalë për Moto GP. Autoritetet lokale kanë qenë të detyruara të anulojnë garën në këtë qytet.

Madje drejtuesit e Moto GP janë shprehur të gatshëm, që të vihem në ndihmë autoriteteve lokale, për të shtuar numrin e forcave të kërkim-shpëtimit, në zonat e përmbytura në Valencia, ku orë pas ore shtohet numri i personave që kanë ndërruar jetë dhe i atyre të zhdukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: