Endri Shabani nga Nisma Thurje dhe Edmond Spaho, deputet i PD, u përfshinë në një debat në rubrikën “Opinion” në News24 përsa i takon strategjisë që ndjek opozita. Shabani tha se me strategjinë e saj opozita i shërben Edi Ramës, pasi nuk merr dot votat e shumicës së shqiptarëve. Ndërsa Spaho e quajti Shabanin një vegël të Ramës që s’do arrijë dot të futet në politikë.
Debati
Shabani: i merr shqiptarët për leshko. Ik o burr se ke 30 vjet bën moral ti, keni bashkuar votat me Edi Ramën kundër shqiptarëve. Amnistia penale ka falur edhe njerëz që na kanë vjedhur ne, që i kanë vjedhur edhe votat atij që bën lef lef.
Spaho: Ti i shërben Edi Ramës, ti në 2025 s’ke për të hyrë në politikë. Politika do që të jesh principal, por ti i shërben Edi Ramës. Gënjen kur thua se kemi bërë marrëveshje me Edi Ramën, ne kemi zbatuar vendimin e Kushtetueses. Mbaje mend këtë që po të them unë sot: s’do hysh dot në politikë