Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos, i cili u largua nga Sevilla verën e kaluar, mund të rikthehet sërish të luajë. Këtë herë jo në Europë por në Argjentinë. Skuadra amerikano-latine e interesuar për 38-vjeçarin është Boca Juniors. Presidenti i këtij klubi, Riquelme dhe trajneri  Gago janë të tunduar nga ideja e pranisë së Ramos në ekip.

Për më tepër që Gago e njeh mirë mbrojtësin, pasi dikur kanë qenë shok skuadre te Real Madrid. Në rast se marrëveshja realizohet, Sergio Ramos pritet të paguhet rreth 5 milionë euro.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare, por si mediat argjenginase ashtu dhe ato spanjolle konfirmojnë bisedimet, me Armos që pritet të rikthehet në fushë nga janari 2025.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: