Papa Françesku është shprehur se ai vazhdimisht po kujton 153 gratë dhe fëmijët e vrarë së fundmi nga një sulm izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Vëllezër dhe motra, lufta gjithmonë është një disfatë”, tha Papa Françesku para audiencës së tij në sheshin e Shën Pjetrit, duke iu adresuar besimtarëve për Ditën e të Gjithë Shenjtorëve që shënohet nga katolikët më 1 nëntor.

Duke përmendur konfliktet në Ukrainë, Palestinë, Liban dhe Sudan para se të bëjë thirrje për paqe në Lindjen e Mesme, Papa Françesku tha se “mospërfillja e luftës simbolizon fitore të gënjeshtrës dhe mashtrimit, duke ndjekur përfitimin më të madh për veten përderisa shkakton dëm maksimal për kundërshtarin, duke mos marrë parasysh jetët e njeriut, mjedisin dhe infrastrukturën”.

Duke reflektuar ndaj një sulmi ajror nga ushtria izraelite javën e kaluara në zonën e qytetit Jabalia në Gazën veriore, Papa Françesku tha se ai vazhdimisht po kujton për “153 gratë dhe fëmijët e masakruar ditëve të fundit në Gaza”.

Viktimat e javës së kaluar janë midis të paktën 43 mijë njerëzve të vrarë në Gaza nga sulmet izraelite, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Gati 13 muaj pas ofensivës së vazhdueshme të Izraelit, numri i të plagosurve po ashtu ka shkuar në mbi 101 mijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: