Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku ka mbajtur një komunikim me mediat lidhur me  progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë. Gjatë fjalës së saj, Tabaku ka thënë se vendi ynë është 10 vite me vonesë nga aty ku duhet të ishim lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku u shpreh se në progres-raport evidentohet se Reforma Zgjedhore nuk është zbatuar dhe se Parlamenti ka dështuar për ta zbatuar atë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Më tej, Tabaku ka thënë se shpreson që ta lexojnë si duhet këtë dokument të KE-së dhe ta kthejnë në plan pune.

Jorida Tabaku:

”PD ka qëndruar gjithmonë në favor të shërbimit të integrimit, ky vizion është AND-ja e kësaj force politike. Ne duhet të jemi të sinqertë, jemi 10 vjet me vonesë nga aty ku duhet të ishim, duhet të ishin filluar negociatat në 2013-shin. Kemi humbur një dekadë. Me gjithë vështirësitë, PD-ja ka qëndruar si forcë shtytëse në procesin e integrimit. Ka pasur një mungesë përkushtimi për ata që duhet t’i merrnin këto reforma nuk i morën.

Progresi-raporti thotë se Reforma Zgjedhore është e pazbatuar, Parlamenti i Shqipërisë ka dështuar për të zbatuar një reformë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Ky është shqetësimi i parë. Mosrespektimi i vendimeve të Kushtetuteses. Qeveria ka treguar mungesë vullneti politik.

Progres-raporti thekson se shteti është i kapur nga interesa të ngushta private. Sulmi ndaj institucioneve të pavarura dhe fokusohet me rolin e institucioneve që lidhen me kontrollin. Korrupsioni dhe lidhja mes qeverinë vazhdon të ketë minim. Mungesa e mekanizmave për investimet e huaja. Keqpërdorimi i burimeve natyrore duke nisur që nga energjia dhe duke vazhduar me fatura që vazhdojnë dhe rriten. Administrata publike, një nga fushat që ka pasur regres”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: