A ishte në fillim fjala apo kaosi? Dhe çfarë ishte në fund? Cilat ishin vendimet e marra dhe fatet e dhëna? Fausti si mit e mesazh mbi luftën e përjetshme të së mirës e të keqes, merr jetë në Teatrin Kombëtar si premiera që çel sezonin. Rrrënojat e një toke pa të gjallë dhe pluhuri i shkatërrimit janë skena e botës sot.

“Zgjedhja individuale e përgjegjësia individuale, bëhet përgjegjësi dhe zgjedhje e qeverive. Ne harrojmë që pas vendimeve që sjellin shkatërrime të mëdha, ne jemi të rrethuar nga luftrat, nga genocide e vrasja e fëmijëve”, tha Davide Iodici.

I frymëzuar nga Gëte dhe me dramatizimin e Fabio Pisano, regjisori italian Davide Iodici e e rindërton botën në skenë, aty ku djalli është i veshur me të bardha, ndërsa Zoti ka pamjen e një lypësi që në qafë mban një shall me flamur shqiptar, duke nxitur pyetjen, a mund të kthehemi pas, kur e kemi shitur shpirtin djallit.

“Në nivel individual mbase po, por Fausti na thotë se duhet të jëmi përgjegjës për zgjedhjet. Ka vendime që nuk kthehesh pas, nëse masakron një popull përshembull”.

Pasojat kolektive të vendimeve personale, kanë një negociator. Ema Andra mishëron Mefistofelin. Një grua në një rol që e kanë luajtur kryesisht burra, I jep kësaj qenie mes dy botësh, trupin dhe shpirtin duke e nxitur Faustin të dijë:

“Çfarë ka përtej asaj, njohja me dashurinë dhe deri ku mbërrin, ta kapërcejë cakun e të drejtës, për të patur e jo për të jetuar”, shpjegon Ema Andrea.

Spitalet, ilaçet, firmat dhe një Shqipëri e vogël mes metaforash e dhimbjesh, rri këmbëkryq te Fausti, pas derës në një dhomë pa mure. A mjafton te kesh po te mos jetosh?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: