Astrit Hado, drejtor i ISSH, i ka drejtuar një thirrje emigrantëve që të paguajnë kontributet në mënyrë vullnetare, pasi sipas tij asnjë lekë i paguar tek sigurimet shoqërore nuk shkon dëm, por kthehet në pension.

“Unë do të dëshiroja që fëmijëve tuaj, të afërmve tuaj që janë në Greqi, ne po punojmë për marrëveshjen me Greqinë, që ata që kanë punuar atje t’ju përkthehet në pension. Por deri në momentin që të arrihet marrëveshja është e nevojshme që ti paguajnë kontributet që të marrin një pension. Asnjë lekë i paguar në sigurimet shoqërore nuk shkon dëm, por të kthehet në pension”, tha Hado gjatë një takimi me pensionistët në Korçë, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Hado ka kërkuar nga të punësuarit që të mos pranojnë skemat që u afrohen nga punëdhënësit për pagesat e sigurimeve mbi pagat minimale, pasi në këtë rast ata do të humbasin, duke përfituar pensione minimale.

“Pyetjet që na bëjnë kanë lidhje me deklarimin e kontributeve, për statusin e minatorit, për masat e pensionit që emigrantët përfitojnë.

Qeveria ka ulur moshën e daljes së pensioneve për minatorët nga 60 në 55 vjeç. Ka ulur edhe vitet e nevojshme për që duhet për të përfituar pensionin e minatorit me 12.5 vite në nën tokë dhe 30 në total. Kjo mund të sigurohet edhe me sigurim vullnetar.

Do të desha që ta diskutonim bashkë, që edhe për fëmijët tuaj që janë në moshë pune, ose që janë emigrantë të vazhdojnë të paguajnë kontributet vullnetare ose ti paguajnë si të vetëpunësuar në bujqësi.

Unë do të dëshiroja që fëmijëve tuaj, të afërmeve tuaj që janë në Greqi, ne po punojmë për marrëveshjen me Greqinë, që ata që kanë punuar atje tju përkthehet në pension. Por deri në momentin që të arrihet marrëveshja është e nevojshme që ti paguajnë kontributet që të marrin një pension.

Asnjë lekë i paguar në sigurimet shoqërore nuk shkon dëm, por të kthehet në pension.

Duhet edhe punëmarrësit që të mos e pranojnë këtë marrëveshje të heshtur, pasi kanë goditur edhe veten e vet. Në fakt gjithkush që paguan kontributet me pagë minimale do të marrin një pension minimale”, tha Hado.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: